Ndërlidhjet

SHBA: U arrestua i dyshuari për shkelje të sigurisë


Autoritetet në Shtetet e Bashkuara e kanë arrestuar personin Haisong Jiang, 28 vjeçar nga Nju Xhersi, që është i dyshuar për shkelje të sigurisë në Newark International Airport, më 3 të këtij muaji. Kjo shkelje kishte shkaktuar shtyrje të mëdha të fluturimeve, derisa policia dhe sigurimi ishin në kërkim të tij.

Kamerat e vëzhgimit kanë treguar se Jiang i ishte shmangur kordonit të sigurisë dhe i ishte bashkuar një udhëtareje, e cila e kishte kaluar kontrollin e aeroportit.
XS
SM
MD
LG