Ndërlidhjet

WSJ: SHBA përgatisin sanksione të reja kundër Iranit


Qeveria amerikane po punon për sanksione të reja financiare, që në shënjestër e kanë Iranin. E përditshmja Wall Street Journal ka raportuar sot se Departamenti amerikan i thesarit ishte i fokusuar në Gardën Revolucionbare të Iranit, që është paraqitur si forcë ekonomike dhe ushtarake në mbështetje të liderit suprem Ajatollah Hamnei dhe presidentit Ahmadinexhad.

Gjatë javëve të fundit, personalitetet disidente nga Irani, që kanë folur në insntitutet në Uashington, e kishin përgatitur një listë të kompanive të ndërlidhura me Gardën Revolucionare, për të cilat ata kishin sugjeruar që të merren në shënjestër të sanksioneve.
XS
SM
MD
LG