Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmuesi i CIA-s kërkon sulme kundër SHBA-ve


Në video, që mendohet se është e sulmuesit vetëvrasës me bombë kundër agjentëve të CIA-s në Afganistan, është transmetuar në televizionin pakistanez dhe arab.

Kanali televiziv al-Xhazira e paraqiti videon e jordanezit Khalid Abu-Mulal al-Balawi, duke u zotuar për hakmarrje për liderin e vrarë taliban në Pakistan, Baitullah Mesud.

Një stacion televiziv në Pakistan i ka transmetuar pamjet e sulmuesit vetëvrasës me shefin aktual të talibanëve, Hakimullah Mehsud.

Ekzistenca e videos ishte shpallur edhe nga grupi IntelCenter me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron faqet e esktremistëve në internet.
XS
SM
MD
LG