Ndërlidhjet

Ban: Haitit do t'i duhen ndihma të mëdha



Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun tha se në Haiti do të nevoiten përpjekje të mëdha humanitare pas tërmetit të fuqishëm që goditi afërsinë e kryeqytetit Port-o-Prince.

Tërmeti me fuqi 7 shkallë Rihter raportohet se ka shkatërruar pjesë të mëdha të kryeqytetit, dhe druhet se mijëra njerëz kanë vdekur.

Ban e përshkroi situatën si “emergjencë më të madhe humanitare”.

Ai tha se Kombet e Bashkuara janë duke mobilizuar ekipe për të koordinuar operacionet e shpëtimit.
XS
SM
MD
LG