Ndërlidhjet

11 vjet nga masakra e Reçakut



Në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, sot shënohet 11 vjetori i ngjarjeve të përgjakshme, kur forcat serbe patën vrarë 45 civilë shqiptarë. Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori Uilliam Ualker, këtë ngjarje e pati cilësuar si "krim kundër njerëzimit".

Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke i paraprirë proceseve që çuan deri tek fushata e bombardimeve të NATO-s.
XS
SM
MD
LG