Ndërlidhjet

Mali i Zi dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike



Qeveria e Malit të Zi njoftoi se ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

“Mali i Zi dhe Kosova sot vendosën marrëdhënie diplomatike duke shkëmbyer letrat e ministrave respektivë, Millan Roçen dhe Skender Hyseni", transmeton AFP.

Sidoqoftë, dërgimi i ambasadorëve do të vonohet deri në arritjen e një marrëveshjeje mbi statusin e pakicës malazeze në Kosovë, citohet të ketë thënë Roçen.

Podgorica dëshiron që disa mijëra malazezë që jetojnë në Kosovë të kenë status formal të minoritetit, me të drejtë të përfaqësimit në parlament dhe garanca për të drejta arsimore dhe kulturore.

Në vitin 2008, njohja e Kosovës nga Podgorica bëri që Beogradi ta dëbojë ambasadorin malazez, por nëntorin e kaluar, ambasadori i Malit të Zi u kthye në Beograd.
XS
SM
MD
LG