Ndërlidhjet

Papa mbron aktivitetet e Vatikanit për hebrenjtë gjatë luftës



Papa Benedikti XVI, gjatë vizitës së tij të parë në sinagogën e Romës, i ka mbrojtur aktivitetet e Vatikanit për t'i ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Papa foli pasi një udhëheqës hebre i tha pontifikatit se paraardhësi i tij gjatë luftës, Piu XII, ishte "i heshtur" dhe duhej të flasë më me zë kundër Hollokaustit.

Papa Benedikti tha në fjalimin e tij në sinagogë se selia "apostolike ka dhënë ndihmesë, shpesh herë në mënyrë të të heshtur dhe diskrete".

Sinagoga e Romës është qendra shpirtërore e komunitetit më të vjetër hebrej në botë jashtë Izraelit.

Vizita e sotme është gjest i radhës për pajtimin midis dy besimeve.
XS
SM
MD
LG