Ndërlidhjet

logo-print

BQE: Ndihmohet mbikëqyrja bankare në vendet e Ballkanit


Banka Qendrore Evropiane e ka filluar sot një program që ka për qëllim shtimin e mbikëqyrjes bankare në vendet me ambicje për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë program veçanërisht përfshihet forcimi i mbikëqyrjes në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

“Stabiliteti i sistemit bankar në vendet e përmendura është e një rëndësie të veçant në arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike”, tha Oli Rehn, nga Komisioni Evropian.

Vendet që janë të përfshira në këtë program janë Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
XS
SM
MD
LG