Ndërlidhjet

Iran: Franca ta liroj iranianin, që kërkohet nga SHBA-të


Irani sot ka kërkuar nga autoritetet e Francës, që ta lirojnë studentin iranian, Majid Kakavand, 37 vjeçar, i arrestuar në Francë, lidhur me dyshimet për shkelje të embargos tregtare ndaj Iranit.

Iraniani ishte arrestuar në muajin mars të vitit të kaluar me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, i dyshuar se ka dërguar pajisje elektronike për përdorim ushtarak dhe civil në Iran.

Ministria e jashtme iraniane tha se studenti Kakavand është i “pafajshëm” dhe ka akuzuar autoritetet franceze se këtë rast po e shfrytëzojnë për presion ndaj Iranit.

Nga ana tjetër, hulumtuesja franceze, Klotilde Reis, aktualisht në Iran po gjykohet për pjesëmarrjen e saj në protestat kundër qeverisë në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG