Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Prishtina është përcaktuar për radikalizim


Duke e komentuar arrestimin e një ndihmësi të tij në Kosovë, ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta “frenoj Prishtinën”.

Raportohet se sot policia e Kosovës i ka ndalë për bisedë informative në Klinë, ndihmës ministrin Branisllav Ristiq dhe katër serbë të tjerë.

Goran Bogdanoviq u tha agjencive beogradase se arrestimi “nuk është incident i rastësishëm, por dëshmi e qartë se Prishtina është përcaktuar për radikalizim”.
XS
SM
MD
LG