Ndërlidhjet

SHBA-të mbështesin planin për integrimin e veriut


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, ka thënë se SHBA mbështet planin e Zyrës Ndërkombëtare Civile dhe të Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit edhe në veri të vendit.

“Ne mbështesim plotësisht planin e ICO-në dhe Qeverinë për të punuar me një intensitet të shtuar për kthimin e veriut të Kosovës në sistemin e këtij shteti-me fokus të vecantë te sundimi i ligjit. Ne e dimë se qytetarët që jetojnë në veri të Ibrit janë të frustruar dhe të dekurajuar për shkak se kanë jetuar nën ndikimin e strukturave kriminale për 10 vitet e fundit".

"Strukturat e krimit të organizuar në veriun e vendit jkanë plotësisht të ndërlidhura me strukturat paralele. Strukturat kriminale dhe të ashtuquajturat struktura paralele kanë një gjë të përbashkët e kjo është jolegaliteti”, tha Dell pas takimit me ministren e drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
XS
SM
MD
LG