Ndërlidhjet

Kazakistan: Arrihet marrëveshja me NATO-n


Kazakistani është pajtuar që të lejoj dërgimin e furnizimeve të NATO-s nëpër territorin e tij për forcat ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se lidhja nga Evropa në Afganistan, nëpërmjet të Rusisë, Kazakistanit dhe Uzbekistanit, do të ofroj një alternativë të re për aleancën, pasi lidhja kryesore nëpër Pakistan, është treguar e rrezikshme për shkak të sulmeve të militantëve.

Marrëveshja e NATO-s me Kazakistanin është shpallur derisa zyrtarët e lartë ushtarakë të aleancës diskutojnë në Bruksel për luftën në Afganistan.
XS
SM
MD
LG