Ndërlidhjet

Kishinev: Presidenti i Rumanisë arriti për vizitë në Moldavi


Presidenti i Rumanisë, Trajan Bashesku, arriti në Moldavi, në vizitën e tij të parë në këtë vend, prej se e fitoi edhe mandatin e dytë presidencial në dhjetor të vitit 2009.

Njëherësh, kjo është edhe vizita e parë e Basheskut, pasi në Moldavi në pushtet erdhi qeveria pro perëndimore, në zgjedhjet që u mbajtën vitin e kaluar.

Presidenti Bashesku tha sot se vendi i tij do ta ndihmoj Moldavinë që t’i afrohet BE-së, anëtare e së cilës Rumania u bë në vitin 2007.

Disa qindra qytetarë të Moldavisë me flamuj rumunë, moldavianë dhe të Bashkimit Evropian, e përshëndetën Basheskun në qendër të kryeqytetit Kishinev, duke bhrohoritur “unifikim” dhe “Moldavia është tokë rumune”.
XS
SM
MD
LG