Ndërlidhjet

Lavrov: Bota nuk mund të presë Iranin përgjithmonë



Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se bota nuk mund të presë “përgjithmonë” që Irani të bëjë hapin rreth programit të vet bërthamor.

Duke folur pas një takimi në Londër me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, Lavrov tha se Moska ishte e “zhgënjyer se Irani nuk ka reaguar me konstruktivitet” ndaj propozimit të gjashtë fuqive botërore, i cili synon të zgjidhë krizën.

Zyrtarë amerikanë thanë se administrata Obama po përgatitet të propozojë një raund të ri sanksionesh ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG