Ndërlidhjet

Haiti: U nderuan viktimat e tërmetit nga stafi i OKB-së


Kombet e Bashkuara e kanë mbajtur një ceremoni përkujtuese në nderim të 85 paqeruajtësve, policëve dhe civilëve të OKB-së, që dihet se kanë vdekur nga pasojat e tërmetit shkatërrues në Haiti, në fillim të këtij muaji.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun, në mesazhin e tij, theksoi se vdekja e personelit të misionit të OKB-së, ishte njëra nga përvojat më të dhimbshme të jetës së tij, ndërsa vlerësoi se tërmeti ishte ngjarja më tragjike në historinë e Haitit.

Autoritetet e Hatitit thonë se nga tërmeti me intensitet prej 7 shkallësh të Rihetrit, më 12 janar, kanë vdekur së paku 170 mijë vetë, ndërsa qindra mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.
XS
SM
MD
LG