Ndërlidhjet

Çembers: Do ta shokoj botën me fitore ndaj Kliçkos


Boksieri amerikan, Edi Çembers, është i bindur se do ta befasoj kampionin aktual botëror në kategorinë e rëndë, Vlladimir Kliçko, në takimin që zhvillohet më 20 mars në Dizeldorf të Gjermanisë, për titull në kategorinë IBF.

“Do ta shokoj botën”, tha Çembers, i cili deri tash ka fituar në 35 prej gjithsej 36 dueleve.

Ai është shprehur i bindur se do ta marrë titullin nga boksieri ukrainas Kliçko, i cili deri tash ka fituar 53 takime, ndërsa i ka humbur vetëm tri.

Vlladimir Kliçko, që është edhe kampion botëror në verzionet WBO dhe IBO, ka theksuar se Çembersi nuk duhet të nënçmohet, por se është optimist se do ta mbroj titullin e më të mirit, megjithqë në ring nuk ka dalur që nga qershori i vitit të kaluar.

Takimi Kliçko – Çembers zhvillohet në Dizeldorf të Gjermanisë në stadiumin, i cili mund t’i pranoj 51 mijë spektatorë.
XS
SM
MD
LG