Ndërlidhjet

Prizren, Lipjan: Përfundon fushata për zgjedhje


Fushata zgjedhore për kryetar komune të Prizrenit dhe Lipjanit përfundon sot në mesnatë. Këto dy komuna hyjnë në rivotim të dielën, më 31 janar, në 86 qendra votimi e 269 vendvotime.

Në garë janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rivotimi në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit u vendos për shkak të disa parregullsive që ndodhën në dy rundet e kaluara të zgjedhjeve.

Për komunën e tretë, atë të Gjilanit, e cila ende nuk ka kryetar nga zgjedhjet e fundit lokale, pritet vendimi i autoriteteve përkaktëse.
XS
SM
MD
LG