Ndërlidhjet

Bajden: Buxheti Obama kërkon rritje të fondit atomik


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, thotë se propozimi për buxhetin e ri të presidentit Barak Obama, do të përfshijë edhe 7 miliardë dollarë për mbajtjen e arsenalit atomik, shumë kjo që është për 600 milionë më e madhe se sa ka lejuar Kongresi për këtë çështje vitin e kaluar.

Në një shkrim në të përditshmen Wall Street Journal, zoti Bajden shkruan se administrata synon nxitjen e fondit në fushën e armatimit bërthamor për më tepër se 5 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Administrata Obama do ta publikoj buxhetin e vet për vitin fiskal 2011 të hënën më 1 shkurt.
XS
SM
MD
LG