Ndërlidhjet

logo-print

Beyonce dominoi në Grammy me 6 fitore

  • RFE /RL

Ylli muzikor, Beyonce, dominoi me 6 fitore në çmimet Grammy, që u mbajtën në Los Anxhelos. Kështu, ajo ia kaloi këngëtares së njohur amerikane të muzikës kantri, Tejlor Suift, e cila fitoi katër çmime.Beyonce fitoi edhe çmimin për Këngën e Vitit me hitin e saj “Single Ladies”, që fitoi edhe çmimin për zërin më të mirë femëror në kategorinë R&B (ritëm e bluz).

Çmime fituan edhe grupi Destiny’s Child dhe Black Eyed Peas.

Kompozitori nga India, A. R. Rahman, u shpërblye me dy çmime për muzikën e tij për filmin Slumdog Millionare, që pati fituar çmimin Oskar.


XS
SM
MD
LG