Ndërlidhjet

Crvenkovski krijon front kundër Gruevskit


Opozita maqedonase e kryesuar nga lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Branko Crvenkovski, ka formuar front kundër qeverisë në Shkup .
Me moton “Koha është për aksion, koha është për rezistencë, koha është për front”, në koalicionin opozitar janë bashkuar 12 parti.
Qëllim politik ky koalicion opozitar ka apostrofuar hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, hapje të vendeve të reja të punës, përmirësim të standardit dhe krijim të ambientit për investime të jashtme.
Asnjë nga partitë shqiptare në Maqedoni nuk ka hyrë në këtë koalicion opozitar.
XS
SM
MD
LG