Ndërlidhjet

Kinë: Obama të mos takohet me Dalaj Lamën


Kina thotë se fuqishëm e kundërshton çfarëdo takimi të presidentit amerikan, Barak Obama, me liderin e Tibetit në ekzil, Dalaj Lama.

Udhëheqësi i lartë i Partisë Komuniste të Kinës, Zhu Veiqun, tha se takimi i tillë do të jetë “i pa arsyeshëm dhe i padobishëm” dhe to t’i “dëmtoj seriozisht themelet politike të marrëdhënieve kinezo – amerikane”.

Ai këto komnete i bëri në një konferencë për shtyp në të cilën, poashtu, theksoi se nuk ka pasur progres në bisedimet me të dërguarin e Dalaj Lamës, lidhur me ndryshimet në statusin e Tibetit.
XS
SM
MD
LG