Ndërlidhjet

Pakistan: Amerikanët e ndaluar ankohen për torturë



Pesë amerikanët e akuzuar se kanë planifikuar sulme terroriste brenda Pakistanit i thanë gjykatës se janë torturuar dhe janë kërcënuar me vdekje gjatë kohës në paraburgim.

Halid Kuaja, avokat i pesë amerikanëve, u tha gazetarëve se klientët e tij janë torturuar dhe kërcënuar.

Amerikanët u arrestuan në qytetin qendror Sargodha, në juglindje të Islamabadit, jo shumë kohë pasi mbërrinë në Pakistan.

Zyrtarët thanë se posta e tyre elektronike ka treguar se të dyshuarit kishin kontaktuar me talibanët, të cilët planifikonin që t’i përdorin për sulme në Pakistan.

Të dyshuarit thonë se vetëm kanë dashur që t’u japin myslimanëve përkrahje mjekësore dhe financiare.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me shumë vjet burg.
XS
SM
MD
LG