Ndërlidhjet

7.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri



Sot është Dita Botërore e luftës kundër kancerit. Kjo ditë synon të informojë dhe të vetëdijësojë njerëzit mbi mundësitë që kanë për parandalimin dhe kurimin e kancerit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se motoja e ditës së sotme për kët vit është “Edhe kanceri mund të parandalohet”.

Në mesin e masave për parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit janë mospërdorimi i duhanit, ngrënja në mënyrë të shëndetshme, ushtrimet fizike, kufizimi i përdorimit të alkoolit, kufizimi i ekspozimit ndaj diellit si dhe masa të tjera si vaksinimi apo kontrollet e rregullta mjekësore.

Unioni Ndërkombëtar kundër kancerit bën të ditur se rreth 40% e sëmundjeve të kancerit mund të parandalohen. Çdo vit 12 milionë njerëz preken nga kanceri, kurse 7.6 milionë të tjerë vdesin nga kjo sëmundje.
XS
SM
MD
LG