Ndërlidhjet

logo-print

Gejts: NATO të bëjë më shumë për trajnimin e afganëve



Sekretari amerikan i Mbrotjes, Robert Gejts, do t'u kërkojë vendeve anëtare të NATO-s angazhim më të madh në trajnimin e forcave afgane të sigurisë.

Aftësimi i këtyre trupave është parakusht që forcat ndërkombëtare të tërhiqen nga vendi, tha përfaqësuesi i tij, Xhef Morrell.

“Është me rëndësi që aleatët tanë t’i kontribuojnë këtij projekti sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Morrell në margjinat e samitit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, në Stamboll.
XS
SM
MD
LG