Ndërlidhjet

Pakistani pranon ftesën e Indisë për dialog



Pakistani e përshëndet ftesën e Indisë për dialog, nëse bëhet fjalë për bisedime gjithëpërfshirëse, deklaroi ministri i Jashtëm pakistanez, Mahmud Kurejshi.

India i ofroi Pakistanit t’i vazhdojnë bisedimet dypalëshe, që u pezulluan pas sulmeve në Mumbai, duke thënë se dëshiron të diskutojë “terrorizmin” dhe çështje tjera të sigurisë.

Nju-Delhi dhe Islamabadi e filluan procesin paqësor në vitin 2004, por bisedimet u ndërprenë pas sulmeve në Mumbai në nëntor të 2008-ës, për të cilat Nju- Delhi e akuzoi grupin militant me seli në Pakistan.
XS
SM
MD
LG