Ndërlidhjet

OKB: Paqartësi lidhur me hetimet e Izraelit dhe palestinezëve


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, thotë se nuk është e qartë se Izraeli dhe palestinezët po bashkëpunojnë me kërkesat e OKB-së për hetimin e akuzave për krime të luftës në konfliktin në Rripin e Gazës para një viti.

Në raportin e publikuar mbrëmë, Ban Ki-mun, thotë se ende nuk është e qartë nëse Izraeli dhe palestinezët kanë zhvilluar hetime “kredibile” dhe të pavarura për aksionet e veta në konflikt.

Sipas raportit, hetimet izraelite po vazhdojnë, ndërsa ato nga palestinezët vetëm sa kanë filluar.

Një panel i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, në muajin shtator, ka konstatuar se forcat izraelite dhe militantët palestinezë kanë kryer krime të luftës gjatë luftimeve të para një viti.
XS
SM
MD
LG