Ndërlidhjet

Iran: I dërgohet njoftim zyrtar ANEB-it për uraniumin


Pritet që gjatë ditës së sotme, Irani zyrtarisht do ta njoftoj Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) për planet e tij për pasurimin e uraniumit në një nivel më të lartë.

Shefi iranian për çështje atomike, Ali Akbar Salehi, ka shpallur se Teherani, prej nesër, do ta filloj pasurimin e uraniumit në 20 përqind dhe se ANEB-i do të informohet për këtë vendim.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, i cili sot më vonë gjatë ditës, pritet të takohet me presidentin francez, Nikolas Sarkozi, në Paris, ka bërë thirrje për rritjen e “presionit ndërkombëtar” kundër Iranit.

Vendet perëndimore kanë shqetësime se Irani po përpiqet ta zhvilloj armatimin atomik dhe janë kërcënuar me sanksione të reja.

Irani insiston se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG