Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Zgjedhjet në Ukrainë të ndershme



Kreu i opozitës, Viktor Janukoviç, ka dalë fitues në zgjehdjet presidenciale në Ukrainë. Me mbi 99% të votave të numëruara Janukoviç kryeson me 3% ndaj rivales së tij, Julia Timoshenko.

Mbi 4% e zgjedhësve votuan kundër çdo kandidati. Janukoviç, i njohur për qëndrimet e tij pro Moskës, i ka bërë thirrje Timoshenkos që të njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së kanë vlerësuar zgjedhjet si transparente dhe të ndershme. Ata i kanë bërë thirrje udhëheqësve në Ukrainë për një kalim paqësor të pushtetit.

Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kethrin Eshton tha se “BE-ja mbetet e angazhuar për thellimin e marrëdhënieve me Ukrainën”.
XS
SM
MD
LG