Ndërlidhjet

Grevë 24 orëshe e sektorit publik në Greqi



Punonjësit e sektorit publik në Greqi kanë paralajmëruar grevë për sot, që shihet si testi i parë për përkushtimin e qeverisë që t’i shtyjë përpara planet për tejkalimin e krizës, e cila ka shkundur eurozonën.

Gjatë grevës 24 orëshe do të ndëpriten fluturimet, zyrat qeveritare dhe shkollat do të mbyllen, ndërsa spitalet do të operojnë vetëm me personelin emergjencës.

Sindikatat i kundërshtojnë planet për ngrirjen e rrogave në sektorin publik dhe masat tjera, për të cilat qeveria thotë se do t’i kursejë shtetit 800 milionë euro.
XS
SM
MD
LG