Ndërlidhjet

Kërkohet mbyllja e procesit kundër Albin Kurtit



Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj liderit të Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti ka kërkuar sot që procesi gjyqësor i rihapur nga EULEX-i, të mbyllet sepse ky proces dëmton funksionimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë. Ky Këshill i përberë nga 40 organizata joqeveritare, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se këto kërkesa për mbylljen e procesit ndaj Kurtit, do t’ua adresojë edhe institucioneve më të larta të Kosovës.

Duke folur në emër të këtij Këshilli, Valon Murati tha se apeli do t’u drejtohet edhe institucioneve ndërkombëtare duke thënë se ky është proces i montuar politik.

Procesi ndaj Albin Kurtit është paralajmëruar të fillojë nesër në ora 10:00. Të njëjtën kohë, ky Këshill ka thënë se do të fillojë nënshkrimi i një peticioni nga ana e qytetarëve kundër gjykimit të Albin Kurtit.

Në fund, është kërkuar që të fillohet dhe një proces i pavarur i hetimeve, qoftë edhe ndërkombetar për ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007, në mënyrë që të zbulohen përgjegjësit penal për vrasjen e dy aktivistëve të Vetevendosjes, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe plagosja e më shume se 80 personave të tjerë.
XS
SM
MD
LG