Ndërlidhjet

Gruevski: I gatshëm të takohet me kryeministrin grek


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Greqisë, për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e kontestit 19 vjeçar për emër.

“Jam i gatshëm të takohem dhe të bisedoj me kryeministrin grek, George Papandreu, në çfarëdo kohe, në çdo vend”, tha mbrëmë Nikolla Gruevski.

Sipas tij, zyrtarët në Athinë kanë lënë të kuptohet se propozimi i tij për bisedime “ishte pranuar, por data dhe vendi duhet të caktohen”.

Këto komente të kryeministrit maqedonas u bënë para vizitës së planifikuar të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, në Shkup, në përpjekjen më të re për zgjidhjen e mospajtimit për emër ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Athina konsideron se emri Maqedoni është pjesë e trashëgimisë së saj, pasi një provincë në veri të Greqisë e ka këtë emër.
XS
SM
MD
LG