Ndërlidhjet

Rusi: Sanksionet ndaj Iranit, nuk përjashtohen



Kremlini deklaroi se sanksionet ndaj Iranit nuk përjashtohen, nëse Irani dështon të përmbushë kushtet ndërkombëtare lidhur me programet bërthamore.
Zëdhënësja e presidentit rus theksoi se Irani duhet të përmirësojë bashkëpunimin me Agjencinë Nëdrkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Në të tjera zhvillime ministri i jashtëm i Iranit u takua në Teheran me homologun e tij turk. Mançur Motaki pas takimit tha se Irani është i hapur për ide të reja, por nga takimi nuk pati ndonjë arritje konkrete.

Davutoglu po qëndron në Teheran për të shpëtuar propozimin ndërkombëtar që Irani ta pasurojë uraniumin në një vend të tretë. Turqia është e gatshme të jetë vendi ku do të zhvillohet shkëmbimi i karburantit bërthamor.
XS
SM
MD
LG