Ndërlidhjet

Maqedonia uron Kosovën



Drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe të partive politike kanë uruar, institucionet e Kosovës me rastin e dy vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Presidenti Gjorge Ivanov, në një mesazh urimi dërguar homologut tij kosovor, Fatmir Sejdiu ka shprehur bindjen e thellë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Partitë politike shqiptare në pushtet dhe në opozitë kanë uruar institucionet e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë.

Institucionet e Kosovës kanë marrë mesazhe urimi edhe nga drejtues të partive të tjera politike dhe të organizatave joqeveritare në Maqedoni, të cilat me akitvitete të ndryshme shënuan dy vjetorin e shpalljes së pavarësise së Kosovës.
XS
SM
MD
LG