Ndërlidhjet

Kabul: Qeveria thotë se nga NATO-ja janë vrarë 33 civilë


Qeveria e Afganistanit thotë se së paku 33 civilë janë vrarë nga sulmi ajror i NATO-s në provincën Uruzgan, në jug të këtij vendi.

Forca ndihmëse ndërkombëtare e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se civilët ishin vrarë të dielën, kur forcat e saj sulmuan një kovoj, që besohej se ishte i kryengritësve. Nuk thuhet se sa vetë janë vrarë.

Qeveria e Afganistanit dhe NATO-ja po zhvillojnë hetime lidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG