Ndërlidhjet

Irak: 16 të vrarë në prag të zgjedhjeve



16 njerëz janë vrarë gjatë ditës në Irak në sulme të ndara, në atë që duket ringjallje e dhunës në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Zgjedhjet parlamentare të 7 marsit janë të dytat që mbahen që nga rrëzimi i regjimit të Sadam Huseinit.

Incidenti më i rëndë që ka ndodhur gjatë ditës është ai në lagjen Madaen të Bagdadit ku u vranë tetë anëtarë të së njëjtës familje, disa prej të cilëve edhe iu prenë kokat. Lagjja ku ndodhi sulmi është me shumicë sunite.
XS
SM
MD
LG