Ndërlidhjet

Klinton: NATO-ja dhe Rusia të bashkëpunojnë për siguri


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se NATO-ja dhe Rusia duhet ta shtojnë bashkëpunimin në fushë të sigurisë.

Zonja Klinton, tha se partneritetet e së ardhmes, përfshirë edhe Rusinë, do ta ndihmojnë NATO-n, që të merret me kërcënimet në rritje transnacionale, përfshirë zgjerimin atomik, terrorizmin, piraterinë dhe sigurinë në internet.

Këto komente Hillari Klinton i bëri gjatë fjalimit të saj në institutin Këshilli Atlantik në Uashington.
XS
SM
MD
LG