Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Partia Socialiste kthehet në Kuvend



Partia Socialiste nesër do t’i japë fund braktisjes së Kuvendit të Shqipërisë. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist u morr vendimi që nesër të hyhet në kuvend. Sipas kryetarit Edi Rama vendimi u morr në shenjë respekti ndaj miqve dhe partnerëve dhe për t’i dhënë një shans zgjidhjes së krizës.

Rama shtoi se Partia Socialiste do të jetë nesër në Kuvend jo për t’i dhënë fund luftës së saj për hetim të zgjedhjeve, por për të vazhduar betejeën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu i socialistëve ka theksuar se do të drejtojnë hetimin parlamentar deri në transparencë të plotë, në të kundërt do të ketë protesta mbarëpopullore.

64 deputetët e Partisë Socialiste që i fituan mandatet në zgjehdjet e 28 qershorit nuk kanë hyrë prej gjashtë muajsh në Kuvend duke shkaktuar një krizë politike në vend. Deri tani opozita ka kërkuar hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin në disa zona.
XS
SM
MD
LG