Ndërlidhjet

Ekonomitë e eurozonës goditen sërish



Dhjetë muajt e rimëkëmbjes ekonomike të 16 vendeve të eurozonës kanë marrë një goditje të ndjeshme. Hulumtimi i opinionit në vendet e eurozonës tregon rënie të dukshme të besimit të konsumatorëve, por dhe të biznesit.

Në të tjera zhvillime kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se euroja është në “situatë të vështirë”.

Monedha e përbashkët evropiane, që u hodh në qarkullim për herë të parë në vitin 1999, po përballet më vështirësi si pasojë e defiçitit të madh buxhetor të Greqisë, por dhe problemeve me ekonomitë e Spanjës e Portugalisë.
XS
SM
MD
LG