Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Shimpanza rehabilitohet nga duhani dhe alkooli



Një shimpanzë nga kopshti zoologjik në Rusi është dërguar në një qendër rehabilituese për t’u trajtuar nga shprehitë e pirjes së duhanit dhe birrës.

“Komsomolskaja Pravda” raportoi se shimpanza Zhora ishte pjesë e një cirku, por u transferua në kopshtin zoologjik në Rostov pasi ishte bërë agresive.

Gazeta thotë se ajo i bezdiste vizitorët për alkohol.

Nuk është e qartë nëse Zhora u bë e varur nga birra dhe cigaret gjatë karrierës në cirk, apo më vonë.

Shimpanza është dërguar për t’u trajtuar në qytetin Kazan.
XS
SM
MD
LG