Ndërlidhjet

Medvedev: Masa më të ashpra kundër terrorizmit


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, sot ka bërë thirrje për masa të “ashpra dhe të rënda” në luftën kundër terrorizmit, pas një serie të sulmeve vetëvrasëse me bomba në Rusi, gjatë kësaj jave.

Nga këto sulme u vranë 51 vetë.

Zoti Medeved sot arriti në një vizitë befasuese në Dagestan, ku ai e kryesoi një takim të jashtëzakonshëm të zyrtarëve të sigurisë dhe të liderëve rajonalë të Kaukazit Verior.

Nga sulmet vetëvrasëse, dje në Dagestan u vranë 12, ndërsa të hënën në metron e Moskës, u vranë 39 vetë.

Lideri çeçen, Doku Umarov, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bomba në Moskë dhe është kërcënuar me më tepër sulme.

Zoti Medvedev, tha se sulmet në Moskë dhe në Dagestan, janë “lidhje të një zinxhiri të njejtë”.
XS
SM
MD
LG