Ndërlidhjet

Të Krishterët në mbarë botën festojnë Pashkët


Të Krishterët në mbarë botën sot festojnë Pashkët. Të Krishterët besojnë se Pashkët shënojnë ditën kur Jezu Krishti ishte ringjallur, pasi i kishte kaluar tri ditë i vdekur në varrin e tij.

Në deklaratën e tij për këtë festë, presidenti amerikan, Barak Obama, i ka ftuar popujt e të gjitha religjioneve, që t’i përqafojnë aspiratat e përbashkëta dhe “frymën e përbashkët të njerëzimit”.

Papa Benedikti i 16, e ka mbajtur Meshën e Pashkëve, në periudhën kur Vatikani po ballafaqohet me akuza për abuzime seksuale të fëmijëve nga priftërit.

Në Moskë, në mesazhin e tij për Pashkët, presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, e ka theksuar faktin se këtë vit, besimtarët protestantë, katolikë dhe ortodoksë, po festojnë në të njejtën ditë.

Festa e Pashkëve shënohet edhe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG