Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri mohon pengmarrjen e guvernatorit në Kirgizi



Kryeministri i Kirgizisë mohoi sot se guvernatori i rajonit po mbahet peng nga protestuesit e opozitës në qytetin veriperëndimor Talas.

Sidoqoftë, kryeministri Danijar Usenov konfirmoi se një grup protestuesish e kanë pushtuar ndërtesën qeveritare në Talas.

Ai tha se qeveria do të dërgojë 100 policë shtesë për të rivendosur rendin.

Komentet e tij u bënë pak pasi agjencia Reuters citoi një zëdhënëse të partisë opozitare, Ata Meken, të ketë thënë se selia e ndërtesës është pushtuar ndërsa guvernatori është marrë peng.

Më herët, shërbimi për Kirgizinë i Radios Evropa e Lirë raportoi se policia nuk ka bërë asgjë për t’i penguar protestuesit që të hyjnë dhe të marrin ndërtesën.

Opozita e akuzon qeverinë e presidentit Kurmanbek Bakiev për shtypje të mediave dhe nxitje korrupcioni.
XS
SM
MD
LG