Ndërlidhjet

Moskë: Nga sulmi vetëvrasës në Ingusheti u vra një polic


Një sulmuese vetëvrasëse me bombë sot i ka sulmuar forcat e sigurisë në rajonin e Kaukazit Veriror rus, ku Moska po përpiqet ta ndalë një kryengritje islamike.

Mediat ruse raportojnë se femra sulmuese e aktivizoi eksplozivin në trupine saj, pasi iu afrua forcave të sigurisë, që po ndërmerrnin bastisje për arrestimin e militantëve të dyshuar në një fshat në Ingusheti.

Sipas raporteve një polic është vrarë nga shpërthimi.

Javën e kaluar, dy femra vetëvrasëse, gjatë sulmit me bomba në metron e Moskës, i vranë 40 njerëz.

Pas këtij sulmi ndodhën edhe dy eksplodime vetëvrasëse në republikën ruse Dagestan në Kaukazin Verior, nga të cilat u vranë 12 vetë.

Një grup militant islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Moskë.
XS
SM
MD
LG