Ndërlidhjet

logo-print

Indi: 60 të vdekur nga cikloni



Zyrtarët e Indisë thanë se cikloni që e goditi shtetin e Bengalit Perëndimor në kufi me Bangladeshin ka shkaktuar të paktën 60 të vdekur dhe ka shkatërruar dhjetëra mijë shtëpi.

Stuhia që e kaploi rajonin mbrëmë, shembi shtëpi, rrëzoi pemë, si dhe shtylla elektrike dhe telefonike.

Një zyrtar i Bengalit Perëndimor tha se shumica e viktimave "kanë mbetur nën gërmadhat e mureve të shtëpive të tyre", duke shtuar se numri i të plagosurve nuk dihet.
XS
SM
MD
LG