Ndërlidhjet

Presidenti kroat i kërkoi ndjesë Bosnjes



Presidenti i Kroacisë ka kërkuar ndjesë për rolin e vendit të tij në shkatërrimin e Bosnjes në vitet e '90-ta, dhe shtoi se Kroacia tash e sheh Bosnjën stabile dhe prosperuese si interesin e saj nacional.

Deklarata e presidentit Ivo Josipoviq u bë para parlamentit të Bosnjes në Sarajevë, ku ai ndodhet për vizitë dyditore.

Nesër Josipoviq do t'i vizitojë dy fshatra në Bosnjen qendrore, ku u kryen disa nga mizoritë më të rënda gjatë luftës së shkurtër ndërmjet myslimanëve dhe kroatëve në dhjetor, 1993.
XS
SM
MD
LG