Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Janë vrarë dy ushtarë holandezë


Dy ushtarë holandezë, që shërbenin në kuadër të forcave të NATO-s në Afganistan, janë vrarë nga shpërthimi i një bombe.

Ministria e mbrojtjes e Holandës njoftoi se ata ishin vrarë në provincën jugore, Uruzgan.

Një ushtar tjetër ishte plagosur nga ky shpërthim.

Aktualisht në Afganistan ndodhen afro 1600 ushtarë holandezë, ndërsa misioni i tyre parashihet të përfundoj në gusht të këtij viti.

Në muajin shkurt, qeveria e këtij vendi dha dorëheqje për shkak të mospajtimeve lidhur me misionin në Afganistan.
XS
SM
MD
LG