Ndërlidhjet

Athina do përdorë fondin BE-së e FMN-së në rast nevoje



Greqia nuk do të ngurrojë të kërkojë ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nëse do të jetë e nevojshme, tha kryeministri grek Papandreu.

“Nëse interesi kombëtar e kërkon që ne të përdorim mekanzimin mbështetës të ofruar nga BE-ja dhe FMN-ja, në formën e huasë, do ta bëjmë një gjë të tillë pa hezituar”, tha Papandreu.

Komentet e kryeministrit të Greqisë u bënë pas një takimi me zyrtarë të lartë të financave greke.
XS
SM
MD
LG