Ndërlidhjet

Beograd: Optimizëm i matur për takimin në Srajavë



Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç u takua mbrëmë me ministrat e Jashtëm të Spanjës dhe Turqisë, Migel Angel Moratinos dhe Ahmet Dabutogllu.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Jeremiç tha se qëllimi i takimit tripalësh në Beograd, mes tjerash ishte edhe organizimi sa më i mirë i konferencës ministrore mbi Ballkanin Perëndimor, që më 2 qershor duhet të mbahet në Sarajevë.

Pjesëmarrësit e takimit kanë dhënë deklarata optimiste, megjithëse nuk e kanë gjetur modalitetin që Prishtina dhe Beogradi të shkojnë në Sarajevë.

Gjykuar sipas premtimeve të tyre, kompromisi është i mundshëm.
XS
SM
MD
LG