Ndërlidhjet

Thaçi fton Berishën në përurimin e fillimit të autostradës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar homologun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, që të merr pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.

Sipas një komunikate të qeverisë së Kosovës, thuhet se kryeministri Berisha e ka mirëpritur ftesën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të qeverisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ceremonia e fillimit të punimeve të autostradës do të mbahet këtë të diel, në Vërmicë, në orën 13.
XS
SM
MD
LG