Ndërlidhjet

Kosovë: Fillon ndërtimi i 50 shtëpive për romët në Mitrovicë


Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, i shoqëruar edhe nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, nesër do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtëpive në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Në një njoftim nga Ambasada amerikane në Prishtinë, thuhet se ambasadori Dell do të jetë bashkë me presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi, dhe zyrtarë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, në ceremoninë e fillimit zyrtar të ndërtimit të shtëpive për 50 familjet më të rrezikuara, që aktualisht janë të vendosura në në dy kampe.

Kjo punë është pjesë e programit ekonomiko-social të financuar nga USAID-i.
XS
SM
MD
LG